Një kartelë për automjet në vend të disa tabelave
Çdo automjet ka një kartelë me të dhënat teknike dhe gjithçka që është shënuar për të. Targa është unike brenda llogarisë suaj dhe, nëse shkruani numrin e shasisë, 4fleet kontrollon nëse ka formatin e saktë. Në listën e automjeteve shihni menjëherë cilat kanë diçka të skaduar ose pranë skadimit.
Flotë që punon vetëm një pjesë të vitit
Automjetet që qëndrojnë jashtë sezonit nuk dalin nga evidenca. Datat e regjistrimit, kontrollit dhe policës mbeten të shënuara, dhe kujtesa vjen përpara se automjeti të dalë sërish në rrugë. Kilometrazhi vazhdon nga shënimi i fundit.
Kilometrazh pa GPS
4fleet nuk lidhet me automjetin. Kilometrazhi vjen nga ajo që shënoni ju: leximet e kilometrazhit dhe kilometrat që jepni gjatë furnizimit, servisit ose regjistrimit të një shpenzimi. Nëse dikush shënon kilometrazh më të vogël se i mëparshmi, programi nuk e pranon, përveç rastit kur e shënoni si korrigjim.
Çfarë nuk bën 4fleet
Nuk ka GPS apo ndjekje në kohë reale, nuk dërgon SMS dhe njoftime push, nuk ka aplikacion për telefon dhe nuk lidhet me programin e kontabilitetit as me regjistrat shtetërorë. Është mjet evidence me të dhënat që shënon ekipi juaj.